E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën 1.6 mln lekë flori dhe cash! Policia kërkime në Zall-Herr dhe Kasallë

Po vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e plotë të grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në një argjendari në Paskuqan. Mësohet se uniformat blu kanë përqendruar kontrollet në zonat e Zall-Herrit dhe Kasallës, ku dyshohet se mund të fshihen dy autorët e përfshirë në këtë ngjarje.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konstatuar se autorët kanë lëvizur përmes rrugicave dytësore, duke shmangur me kujdes akset kryesore dhe zonat e mbuluara nga kamerat monitoruese, çka tregon se ata kishin njohuri për terrenin.

Sipas verifikimeve paraprake të kryera nga grupi hetimor, grabitësit kanë arritur të marrin nga argjendaria bizhuteri floriri me vlerë 1.6 milionë lekë të reja, si dhe një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra në para cash.

Ndërkohë, policia po vijon kontrollet në zonë dhe po vijon me mbledhjen e provave, me synim lokalizimin dhe arrestimin e autorëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑