E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Malin e Çikës, shpëtohen me helikopter 3 të rinjtë gjermanë

Një operacion kërkim-shpëtimi është finalizuar me sukses në Malin e Çikës në Vlorë, ku tre turistë gjermanë kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë malor.

Shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë u vunë menjëherë në lëvizje pas marrjes së njoftimit për ndihmë. Rreth orës 19:00, forcat e policisë arritën të lokalizonin tre të rinjtë me origjinë gjermane, të gjithë rreth 18 vjeç. Raportohet se, për shkak të terrenit të thyer dhe lodhjes së madhe fizike, ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen me këmbë.

Marrë parasysh vështirësinë e ndërhyrjes nga toka, në koordinim me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, u kërkua ndërhyrja nga ajri. Rreth orës 19:30, falë reagimit të shpejtë me helikopter, u bë e mundur nxjerrja e sigurt e turistëve nga zona e rrezikshme.

Pas evakuimit, tre të rinjtë gjermanë shprehën falënderimet e tyre për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturat e angazhuara, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit.

Policia e Shtetit rikonfirmoi angazhimin e saj maksimal për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve të huaj në çdo situatë emergjence në të gjithë territorin e vendit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑