E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Unë me barrë nuk ngel”/ “Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi për deklaratën e Berishës: Mund të jenë të vërteta

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga dyert e institucionit të posaçëm, ajo është ndalur për një prononcim për mediat, ku është pyetur lidhur me deklaratën e mëhershme të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte aluduar se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë po tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë.

Duke e trajtuar situatën me nota të forta ironie dhe humori, Kryemadhi u shpreh prerë se ajo vetë garanton që nuk mbetet me barrë, ndërsa lëshoi një batutë se në këtë ritëm duket sikur po ngrihet një “mini-maternitet”, duke qenë se sipas saj e gjithë situata po shfrytëzohet për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Me barrë nuk ngel!” – u shpreh ajo, duke shtuar se deklarata e Berishës mund të shihet si në kuadrin e thashethemit, por edhe atë të së vërtetës. “Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel. Këtë e them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnje, është një gjë e mirë. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet”, tha ajo.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑