Dy helikopterë zjarrfikës, të cilët po merrnin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në zonën e Psathas janë përplasur
Sipas informacioneve paraprake, helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës. Nga aksidenti, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar pa ndjenja drejt Spitalit të Përgjithshëm të Aviacionit 251.
Në bordin e të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash.
Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje u dërguan katër ambulanca të EKAB-it dhe një njësi e lëvizshme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.



