Selenica kundër bashkimit me Vlorën, banorët zhvillojnë Kuvendin për të mbrojtur bashkinë

Banorë, intelektualë, përfaqësues të Bashkisë së Selenicës dhe të fshatrave të zonës janë mbledhur në qendër të qytetit për të zhvilluar Kuvendin e Selenicës, ku po diskutohet kundërshtimi ndaj reformës së re territoriale që parashikon shkrirjen e bashkisë.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit shprehën argumentet pro dhe kundër ndryshimeve të propozuara, ndërsa pritet të vendosin edhe hapat që do të ndërmarrin në vijim për të mbrojtur statusin e Selenicës si njësi e pavarur vendore.

Në fjalën e tyre, banorët dhe intelektualët e zonës kërkuan tërheqjen nga reforma territoriale, duke argumentuar se bashkimi i Selenicës me Bashkinë e Vlorës do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike për qytetarët.

Sipas tyre, një bashkim i tillë rrezikon ta lërë Selenicën në harresë, duke ulur vëmendjen institucionale dhe investimet për zonën.

Pjesëmarrësit theksuan se Bashkia e Selenicës duhet të ruajë statusin aktual, duke e konsideruar atë një domosdoshmëri për zhvillimin e zonës dhe për garantimin e shërbimeve më pranë komunitetit.

Të Fundit