Zjarri në Postribë të Shkodrës, e konfirmon policia: 3 viktima, mes tyre dy fëmijë 3 dhe 1 vjeç

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të mërkurë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër. Policia bën me dije se nga zjarri kanë humbur jetën 3 persona një 24-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur 3 dhe 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit