E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se një nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë reforma territoriale, në kushtet kur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk u arrit një konsensus për të dalë me një raport të përbashkët në parlament.

Partia Socialiste ka dorëzuar raportin e saj për reformën territoriale, por pa një konfigurim të ri të hartës territoriale. Raporti nuk u prezantua në seancën plenare të së enjtes për shkak të situatës së krijuar dhe bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita.

Sipas burimeve per media, socialistët pritet të shfrytëzojnë hapësirën ligjore që i jep të drejtën një deputeti apo një grupi deputetësh për të propozuar ndryshime ligjore, në këtë rast në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Propozimi për ndarjen e re territoriale pritet të paraqitet gjatë sesionit të ri parlamentar, ndërsa ajo që konsiderohet e sigurt nga mazhoranca është se në zgjedhjet e vitit 2027 vendi nuk pritet të shkojë me 61 bashki.

Sipas qëndrimit të socialistëve, disa bashki të vogla pritet të shkrihen dhe t’i bashkohen bashkive më të mëdha brenda të njëjtit qark. Një nga kriteret e përmendura është që bashkitë me më pak se 12 mijë banorë të mos vijojnë të ekzistojnë si njësi më vete.

Ndarja e re territoriale nuk pritet të prekë bashki që ndodhen në qarqe të ndryshme, pasi një ndryshim i tillë do të kërkonte ndërhyrje kushtetuese dhe një shumicë të cilësuar prej 94 votash në Kuvend.

Ndërkohë, në takimin e sotëm të Edi Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve pritet të diskutohet edhe dokumenti strategjik “Besa”, i prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri në mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlamentar socialist.

Mbledhja pritet të jetë e shkurtër, duke marrë parasysh axhendën e ngjeshur të kryeministrit dhe seancën plenare të Kuvendit që zhvillohet këtë të hënë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑