Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Zvërnecit, pranë daljes së Dalanit. Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 40-vjeçar, Enrik Mehmeti.
Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të para nga vendngjarja, gazetari ishte duke udhëtuar me automjet, kur për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 40-vjeçari është goditur nga automjeti dhe ka pësuar dëmtime të shumta.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime paraprake bëjnë me dije se gazetari kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal



