Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, përballë Flamur Nokës, i cili synon një mandat të dytë në këtë detyrë.

Burime bëjnë me dije se Korreshi do të hyjë në garë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të selisë blu.

Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm konsiderohet një nga pikat kryesore të rendit të ditës, ndërsa votimi do të zhvillohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Të Fundit