Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, autori rezulton regjisori Petri Bozo

Autori i vendosur në pranga për aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd rezulton të jetë sipas të dhënave policore figura e njohur Petri Bozo, i cili prej kohësh njihet në ekran për organizimin e eventeve të bukurisë. Petri Bozo ndërkohë njihet dhe si djali i ish-deputetes së PS-së Luljeta Bozo, inxhinieres së njohur në kohën e tërmetit të 26 Nëntorit.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, automjeti ka përplasur të miturin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Paraprakisht mësohet se fëmija ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur dyshohet se i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është përplasur nga makina.

Të Fundit