Kërcënonin 38-vjeçaren, i kërkonin para që të mos i publikonin videot intime/ Pranga adoleshentit, në kërkim bashkëpunëtori

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka rezultuar se kërncënonin një 38-vjeçare dhe i kanë marrë para për të mos i publikuar video intime. Policia ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin, bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.

NJOFTIMI
I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 500 euro dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare, se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit