“Trafikim i 82.84 kilogramëve kokainë”, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari i kërkuar për trafik droge në Spanjë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Operacioni i koduar “Operacionalja 93” u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes homologëve në Spanja dhe strukturave të Interpol Tirana.

Gjatë operacionit u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi në Vlorë i 30-vjeçarit Klevi Kananaj, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ndaj tij, autoritetet gjyqësore spanjolle kishin lëshuar urdhër arresti më 3 mars 2026, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, 30-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për trafikimin e 82.84 kilogramëve kokainë, e fshehur në një kontejner, e cila u sekuestrua nga policia spanjolle në portin e Vigo më 5 shkurt 2026. Gjatë operacionit në Spanjë u arrestuan në flagrancë edhe dy persona të tjerë, ndërsa roli i Kananajt dyshohet të ketë qenë vëzhgimi i kontejnerit nga jashtë terminalit. Pas ngjarjes, ai ishte larguar drejt Katalonja dhe më pas në Itali, përpara se të rikthehej në Shqipëri ku u vu në pranga.

Të Fundit