Në Elbasan, një gabim njerëzor në dokumentet e gjendjes civile, ka sorollatur për vite qytetarin Flamur Ramis Selimaj, duke e drejtuar në gjykatë. Problemi konsistonte në ndryshimin e atësisë nga “Ramis” në “Ramiz” në aktin martesor, ndërkohë që në të gjitha dokumentet e tjera zyrtare dhe në regjistrin e gjendjes civile, Flamuri rezultonte i regjistruar saktë.Rasti u denoncua nga motra e tij, Afërdita, e cila iu drejtua redaksisë sonë, pas përgjigjeve të përsëritura nga institucionet, për të ndjekur rrugën gjyqësore. Nga verifikimet e bëra në Zyrën e Gjendjes Civile në lagjen “5 Maji”, specialistja Ilira Bica konfirmoi, se të dhënat ishin të sakta në sistem dhe regjistra lokalë, duke e lokalizuar problemin vetëm në aktin martesor, të arkivuar në Prefekturë.Në Arkivin e Gjendjes Civile pranë Prefekturës së Elbasan, specialistja Blerina Avdillari sqaroi, se në raste të tilla, kur gabimi është i izoluar dhe nuk prek regjistrin themeltar, korrigjimi mund të bëhet administrativisht, pa qenë nevoja për gjykatë. Përmes verifikimit të dokumentacionit arkivor, u bë e mundur të provohej, se “Ramis” dhe “Ramiz” është i njejti person, duke mundësuar kështu korrigjimin e gabimit.
Një video virale, tregon, se cfarë ndodh, kur drejtuesi i makinës, del nga automjeti dhe le qenin në makinë. Qeni është ndjerë menjëherë zot i ambientit, duke bërë veprimet e të zotit e duke i rënë borisë. Një lopë e racës Highlander është filmuar duke luajtur me një rrotë, sic bën një qen.
Nazmi Llanaj, banor i Patosit, prej vitit 2012 përballet me një problem lidhur me pronën e tij, një lokal prej 28 m², mbi të cilin u vendos padrejtësisht sekuestro nga shoqëria përmbarimore “Zig”. Ky vendim rezultoi i gabuar, pasi u ngatërrua identiteti i bashkëshortes së tij me atë të një debitori tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër. Pas shumë përpjekjesh, Nazmiu mësoi, se sekuestroja ishte hequr, por për të vijuar procedurat në Kadastër, iu kërkua një certifikatë familjare e vitit 2007.Këtu nisi një tjetër problem. Në këtë certifikatë, Nazmiu rezulton ende pjesë e një trungu familjar bashkë me vëllanë dhe familjen e tij, megjithëse sipas tij, ndarja familjare është bërë që në vitin 1987. Për shkak të kësaj pasaktësie, rrezikon, që prona të konsiderohet si e përbashkët mes të gjithë anëtarëve të regjistruar në certifikatë. Për të gjetur një zgjidhje, ai kërkon edhe një certifikatë më të hershme nga regjistri themeltar i vitit 2001, por edhe ajo rezulton me gabime në përcaktimin e marrëdhënieve familjare.Në zyrën e gjendjes civile, Nazmiut i komunikohet, se në vitin 2008, vëllai i tij ka kërkuar ndarje familjare, ndërkohë që ekziston një shënim i vjetër me laps, që tregon për një ndarje të kryer që në vitin 1987. Për të sqaruar situatën, kërkohet verifikim në arkivat e Lushnjës për dokumentin e ndarjes së vitit 1987. Në varësi të këtij dokumenti, çështja mund të zgjidhet administrativisht, në të kundërt, Nazmiu do të duhet t’i drejtohet gjykatës.



