Një tjetër skandal ka përfshirë prokurorinë e Sarandës. Një dosje, që flinte prej më shumë se një viti në sirtar, është “zgjuar” menjëherë, sapo u denoncua në emisionin “Stop”, jo për të goditur shkeljet, por për të ndjekur penalisht denoncuesin. Më 16 shkurt 2026, “Stop” publikoi rastin e Pandeli Nikës, i cili akuzoi vëllain për përvetësimin e biznesit familjar të ndërtuar që në vitin 1996. Çështja ishte referuar në Prokurorinë e Sarandës, për falsifikim dokumentesh, por prokurorja Hava Memko nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.Pas publikimit, gjithçka ndryshoi. Prokuroria e Tiranës veproi me shpejtësi, duke ushtruar kontroll me vendim gjykate dhe duke zbuluar shkelje të rënda, deri në dyshime për evazion fiskal.Por çfarë bëri prokurorja e Sarandës? Në vend, që të hetonte abuzimet, ajo procedoi penalisht Pandeli Nikën. Dhe këtë Memko e bëri për një dokument noterial, që pretendohet të jetë i falsifikuar, pa asnjë akt-ekspertimi, apo provë shkencore.
Sot është 7 prilli, dita e pushtimit fashist të Shqipërisë. Ne kemi pyetur qytetarët për këtë datë, por shumë prej tyre, nuk e dinin, se cfarë përfaqëson 7 prilli. Për disa ishte festa e pashkëve e për disa të tjerë dita e clirimit.
Gjithcka u ngrit mbi bazën e fjalës së noterit, i cili vetë rezulton i akuzuar dhe i dënuar më parë për falsifikime. Nga ana tjetër, i njëjti dokument është hetuar dy herë më parë nga prokurorë të tjerë dhe është mbyllur pa asnjë element falsifikimi. Ndërkohë, denoncuesi ka paraqitur dy ekspertiza private, që vërtetojnë, se vulat janë autentike. Si të mos mjaftonin të gjitha këto “bëma”, prokuroja Memko është parë të shkojë për të konsultuar fatin tek një fallxhore e zonës.




