Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është futur në vorbullën e skandalit seksual me anëtarin, Olger Eminaj, mësohet se brenda kësaj jave KLP do të hapë zyrtarisht garën për shpalosjen e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.
Mësohet se vendimi për hapjen e kandidaturave do të bëhet në 7 Prill, dhe procesi i pranimit të kandidatëve të zgjasë për gati 1 muaj.
Pas kësaj kohe të gjithë kandidatët që do garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, do t’i nënshtrohen verifikimit të pastërtisë së figurës, verifikimit pasuror dhe verifikimeve të tjera.
Ndërkohë që përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm i takon parlamentit, KLP-ja do të zgjedhë 3 kandidatët më të mirë.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, mësohet se përfundon më 18 dhjetor 2026.



