Qytetarja Vojsava Oparaku pretendon, se është mashtruar nga Fatmira Zgura, të cilës i ka dhënë 40 mijë euro për dy apartamente, që nuk i mori kurrë. Me justifikime të vazhdueshme dhe premtime të pambajtura, ajo përfundoi pa shtëpi dhe pa para.Dy zonjat ishin të lidhura me miqësi, por prej dy vjetësh, jo vetëm që është prishur miqësia, por edhe kanë kaluar në hallkat e drejtësisë. Çështja kaloi në disa shkallë gjyqësore. Fillimisht pafajësi, më pas dënim në Apel, ndërsa e akuzuara u largua drejt Italisë. Ndërkohë, procesi vijon mes zvarritjesh dhe betejash ligjore, duke e lënë qytetaren prej vitesh në kërkim të drejtësisë, shtëpisë, osë parave të saj.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot të kalojë për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Avokati Kujtim Cakrani bëri lapsusin epik, duke e quajtur zoti, zonjën Kryemadhi.Por ky lapsur shkaktoi reagimin e indinjuar të vetë Kryemadhit.
Një qytetar denoncon në redaksinë tonë, se është mashtruar nga Denis Lici, të cilit i ka dhënë 1.1 milion lekë, për të ndryshuar kategorinë e patentës për taksi dhe kamion. Me pretendimin, se kishte njohje, ai i mori paratë dhe më pas u zhduk.Pavarësisht justifikimeve të vazhdueshme dhe premtimeve për kthim parash, vetëm një pjesë e vogël është rikthyer nga bashkëshortja e tij, ndërsa vetë ai mbetet i paarritshëm.





