Në pikën kufitare të Kapshticës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, zhvilloi një operacion, ku pretendoi, se zbuloi një tentativë për trafikim të 6 kg heroinë nga një qytetar i Pogradecit, me përfshirjen e 4 policëve të kufirit. Operacioni u drejtua nga Dritan Pjetri dhe përfundoi me arrestimin e të gjithë personave të dyshuar.Megjithatë, ngjarja mori tjetër rrjedhë. Gjykata i liroi policët pas 72 orësh, si arrestim të paligjshëm dhe më pas ata u rikthyen në detyrë, ndërsa drejtuesi i mjetit, u shpall i pafajshëm pas disa muajsh. Sipas investigimit të Stop, substanca e sekuestruar nuk rezultoi heroinë dhe nuk u gjetën prova, që implikonin policët.Çështja po ndiqet ende nga Prokuroria e Korçës, nën drejtimin e prokurores Anjeza Kalanxhi, duke e lënë rastin të paqartë dhe me dyshime, për një operacion të dështuar, ose të sajuar.
Një video, e kthyer menjëherë në virale, tregon, sesi e mbajnë rradhën qytetarët kinezë për të pritur ashensorin, në orarin pik të ngarkesës.rregulli dhe durimi, që shfaqet në video, është vërtet mbresëlënës.
Në Tiranë, në zonën e Institutit Bujqësor, zonja Klaudjana Keta kishte 5 vjet në pritje të certifikatës së pronësisë për apartamentin në emër të bashkëshortit të saj, pa mundur ta zgjidhte përmes institucioneve.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, problemi u zgjidh dhe familja më në fund mori certifikatën e shumëpritur, pas një vonese 5-vjeçare.Familja shprehu mirënjohje të thellë për zgjidhjen e çështjes, duke falënderuar publikisht emisionin për ndërhyrjen.




