Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, nuk mori pjesë në seancën parlamentare për imunitetin e Belinda Ballukut. I pyetur nga media nëse do të ishte në Parlament sot, stafi i tij bëri me dije se ministri ndodhet jashtë vendit për një aktivitet ndërkombëtar.
Sipas informacionit zyrtar, Gonxhja ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në pavijonin e Shqipërisë në një nga eventet më të mëdha botërore të sektorit të turizmit dhe mikpritjes.
Në këtë aktivitet prezantohen projekte zhvillimore të turizmit, me qëllim promovimin e tyre dhe zhvillimin e takimeve me investitorë globalë. Ministri Gonxhja udhëheq delegacionin shqiptar, në kuadër të axhendës zyrtare të datës 12 mars.



