Ditën e djeshme, një 25-vjeçare kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë. Burime për media bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E.Z.
Pas ngjarjes ditën e djeshme, kur 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët e të ndjerës kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të vajzës me pretendimet se e dhunonte.
Në trupin e të ndjerës janë konstatuar shenja dhune. Bashkëshorti i 25-vjeçares është shpallur në kërkim policor për veprat penale të dhunës dhe shkaktimit të vetëvrasjes.
Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk është gjetur. Policia ka shpallur në kërkim të riun pasi do të merret në pyetje lidhur me pretendimet e familjarëve të të ndjerës.
Xhuana Nikolli ishte me origjinë nga Lezha dhe jetonte në Shëngjin. Ajo kishte studiuar për drejtësi.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.
Nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.




