“The Times”: Shqipëria, mes 11 vendeve më të mira evropiane për ecje në natyrë

Mediat e huaja nuk e rekomandojnë Shqipërinë vetëm për turizmin detar, por edhe për të gjithë pasionuarit e natyrës dhe të aventurave.

Në një artikull të të përditshmes britanike “The Times”, ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 11 destinacionet më të mira për pushime, nga shëtitjet përgjatë bregdetit italian të Amalfit, deri te eksplorimi i ishujve grekë, rajoneve malore të Shqipërisë dhe aventurat nëpër fjordet norvegjeze.

Për turistët që kërkojnë pushime aktive, Evropa mbetet një hartë e hapur për t’u eksploruar. Në listën e “Times” spikat edhe Valbona, një nga destinacionet më mbresëlënëse të Evropës për ecje malore.

Shkëmbinjtë e zhveshur gëlqerorë dhe faqet e thepisura të maleve në Valbonë të kujtojnë peizazhet e Dolomiteve italiane. Por, ndryshe nga Evropa Perëndimore, këtu natyra mbetet e paprekur dhe popullsia është e rrallë.

Zona tashmë mbrohet nga Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë, duke ruajtur infrastrukturën tradicionale dhe fshatrat e izoluara, që i japin aventurës një ndjesi autentike.

Një tur njëjavor i organizuar përfshin pesë ditë ecje intensive, me kulmin në kalimin e Qafës së Valbonës, në 1,795 metra mbi nivelin e detit.

Ndërsa netët kalohen në hotele të vogla familjare dhe bujtina tradicionale.

Të Fundit