Në Fier, qytetarja Tefta Lule iu drejtua emisionit “Stop”, pasi prej katër vitesh nuk arrinte të zhbllokonte dy prej tre pronave të saj, megjithëse dispononte certifikata pronësie, që prej vitit 2015.Problemi nisi, kur bashkëshorti i saj, Bedri Lule, mori një kredi për një mjet pune, të cilën nuk e shleu në kohë, duke sjellë bllokimin e tre pasurive. Në vitin 2022, pasi kredia u shlye dhe ai rezultoi jo debitor, një nga pronat u zhbllokua nga blerësi, por dy të tjerat vijonin të rezultonin të bllokuara në sistem.Noterja e çështjes, Anila Haxhiu, pas aplikimit fillestar u përball me kërkesa shtesë nga Kadastra dhe riaplikoi. Megjithatë, edhe pas aplikimit të dytë dhe pavarësisht statusit të pastër të Bedri Lules, dy pasuritë vijonin të figuronin të bllokuara.Pas interesimit tonë, specialisti i Kadastrës, Arlind Rusto, pranoi, se gabimi kishte ndodhur në praktikë, ishte fshirë debia në një seksion të dokumentit, por kishte mbetur në kartelën e pasurisë. Pas ndërhyrjes, problemi u korrigjua dhe kartela e pasurisë doli e pastër.Megjithatë, situata u ndërlikua sërish, pasi Tefta Lule deklaroi, se certifikata origjinale e një prone kishte mbetur në zyrën e noteres Anila Haxhiu dhe tashmë rezultonte e humbur. Noterja dhe kompania e përfshirë në shitblerje, ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa qytetarja mbeti pa dokumentin origjinal. “Stop” u angazhua sërish për të mundësuar pajisjen e saj me certifikatë të njësuar me origjinalin pranë Kadastrës.
Partia Demokratike njoftoi sot, se ka korrur edhe fitoren e fundit, ndaj Lulzim Bashës, duke marrë në përdorim faqen zyrtare në facebook. Ndërkohë, në krahun tjetër, në selinë e PS-së u zhvillua këtë mëngjes mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku ra në sy Elisa Spiropali me një stil të vecantë këpucësh me ngjyra të ndryshme në secilën këmbë.
Në 17 shkurt transmetuam problemin e zonjës Rajmonda, që denoncoi një problem me regjistrimin e pronës në Borsh pranë Kadastrës së Sarandës. Gjyshi dhe i vëllai përfituan nga kthimi i pronave një sipërfaqe prej 1000 m², të ndarë me nga 500 m² për secilin dhe më pas të trashëguar nga familjarët përkatës.Pjesa e tezes së Rajmondës iu dhurua Gazmend Hajdinit, ndërsa pjesa e nënës së saj, iu shit vetë Rajmondës. Pas këtyre veprimeve, parcela 1000 m² u regjistrua me emrat e Gazmend Hajdinit dhe Rajmondës.Më vonë, trashëgimtarët përfituan edhe një parcelë tjetër prej 680 m². Por, në mënyrë të çuditshme, edhe kjo pasuri e dytë u regjistrua me të njejtët emra, Gazmend Hajdini dhe Rajmonda, megjithëse kontrata e shitjes dhe ajo e dhurimit i përkisnin vetëm parcelës së parë 1000 m².Sipas shpjegimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, janë marrë për bazë pikërisht këto kontrata për regjistrimin edhe të parcelës 680 m². Pas transmetimit tonë, nisi puna në një kohë rekord për korrigjimin nga ana e Kadastrës së Sarandës për këtë parcelë.




