I kërkoi trafikantit maroken 200 euro dhe 5 gramë kokainë në ditë, polici vret 27-vjeçarin në Itali

Oficeri i policisë italiane Carmelo Citurino u arrestua mëngjesin e kësaj të hëne në Milano nën akuzën e vrasjes me paramendim të një 28-vjeçari maroken. Marokeni u vra nga polici 41-vjeçar në një park në zonën e madhe të Milanos më 26 janar.

Viktima ishte një trafikant droge dhe oficeri i policisë pretendoi se e qëlloi për vdekje për të shpëtuar veten, sepse marokeni po e kërcënonte me një armë. Hetimi i prokurorit tregoi se 28-vjeçari nuk ishte i armatosur.

I riu mund të ishte shpëtuar, por për më shumë se një orë nuk iu dha asnjë ndihmë pasi polici nuk raportoi për ngjarjen.

Efektivi i policisë dyshohet se i ka kërkuar trafikantit një pagesë prej 200 eurosh dhe pesë gramësh kokainë, në baza ditore, si një lloj “tarife mbrojtjeje”. Dyshohet se oficeri i policisë kishte vënë “nën mbrojtje” edhe dy trafikantë italianë droge, të cilët jetojnë në pallatin ku jeton edhe ai.

Të Fundit