STOP-EMISIONI 107(Sezoni 11) 30 Janar 2026-Gruaja ngujohet ne banese, s’i hap deren, policise dhe pronares se shtepise

Në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, familja Aliaj ankohet, se qiramarresja, Edjona Hoxha nuk ka respektuar kontratën e qiradhënies për një apartament. Kontrata u nënshkrua në 2023-shin, me qira mujore 430 mijë lekë të vjetra, por Edjona Hoxha ka paguar vetëm 33,600 dhe 170 mijë lekëdhe disa muaj nuk ka paguar fare. Qiramarrësja i ka justifikuar vonesat me mungesën e një llogarie bankare, por pronarja thotë, se kjo është vetëm një pretekst. Gazetarja e “Stop” shkoi në banesë, për të biseduar me Edjona Hoxhën, por ajo nuk pranoi të hapë derën, duke pretenduar, se për këtë cështje, është në gjyq. Edhe kur erdhi Shefi i Rendit, Arben Bakalli, ajo sërish nuk e hapi derën. Në komisariat u paraqit avokati i saj, i cili mbrojti klienten, megjithëse pranoi, se ajo ishte në shkelje të kontratës.Dukeqenëse Komisariati nr.2 dhe as përpjekjet e “Stop” nuk sollën zgjidhje, avokati i palës ankuese Enea Cenko, kërkon nga Gjykata Civile, që të përshpejtojë procedurat dhe të nxjerrë vendim për lirimin e apartamentit dhe pagesën e qirasë së prapambetur.

Pak ditë pas 10-vjetorit të emisionit “Stop”, vogëlushi Luisi Karaj ka bërë një pikturë për këtë moment. Një grua vendosi të lajë divanin dhe ta nxjerrë për t’u tharë në trotuar, por pa menduar asnjëherë, se makina e shërbimit të pastrimit, do ia merrte divanin, duke e konsideruar, si të hedhur në plehra.

Përgjatë viteve kemi transmetuar disa herë raste mashtrimi nga ana e avokates Klodiana Kola. Qytetari Bexhet Vrapi kishte denoncuar, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vite më parë ishte mashtruar nga avokatja Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar fitimin e një prone në gjyq, gjë që nuk nodhi kurrë. Klotilda Kola ka mashtruar edhe disa familje të tjera në Lushnjë. Për të denoncoi, Vera Kaloti, e cila i dha avokates2 milionë lekë, ndërsa kjo e fundit, pasi mori paratë, u zhduk.Habil Sula tha, se i dha Kolës7,500 euro, e po kështu Tajar dhe Pranvera Sula i dhanë 2,000 euro secili,për punë të ndryshme, por pasi mori paratë, avokatja ndërpreu komunikimin.Edhe bashkëshorti i saj, Maksim Kola, u denoncua në 2019-ën për mashtrim, duke premtuar vizë irlandeze kundrejt 10 milionë lekëve.Tashmë, Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar rastin në gjykim për veprat penale: “Mashtrimi i kryer më shumë se një herë”dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimi tregon, se Klotilda Kola ka përfituar shuma monetare, duke premtuar zgjidhjen e çështjeve ligjore, administrative dhe gjyqësore, pa ofruar shërbimet e premtuara.

Të Fundit