Jemi në Shkozet të Durrës, ku Nebi Meka tregon, se ka pesë vajza nga martesa e parë dhe dy djem nga martesa e dytë me bashkëshorten File Meka. Njëra nga vajzat, Sonila Meka, prej vitit 2014 është e diagnostikuar me skizofreni të rëndë dhe prej vitesh është trajtuar me kemp dhe kujdestari.Në shtator 2025, pas një interviste në komision, Sonilës iu hoq kujdestaria.Gjatë intervistës ajo deklaroi gjëra, që nuk përputhen me realitetin, e megjithatë kujdestaria iu hoq. Punonjësi social i Njësisë Administrative Rrushbull na informoi, se vendimi kishte ardhur pa kujdestar, ndërkohë që e ëma, File Meka, ka qenë kujdestare e paguar deri në shtator 2025.Nga përgjigjja zyrtare e Shërbimit Social, mësohet, se vendimi ishte marrë mbi bazën e vlerësimit të mjekut të familjes, mjekut specialist dhe intervistës me pacienten. Por mjeku psikiatër specialist, që ndjek Sonilën konfirmon, se në 4 gusht 2025 është plotësuar formulari me rekomandim të qartë për kujdestari, pasi Sonila vuan nga forma më e rëndë e skizofrenisë dhe ka nevojë për asistencë të vazhdueshme.Sipas mjekut psikiatër, mendimi i specialistit nuk është marrë parasysh, ndërsa vendimi është dhënë nga një komision i përbërë nga mjekë të përgjithshëm.




