STOP-EMISIONI 97(Sezoni 11) 16 Janar 2026-Denoncimet, premton pune ne Gjermani, por merr parate e nuk pergjigjet

Emisioni “Stop” ka trajtuar disa herë raste të denoncuara ndaj shtetases Kaltra Toti, e cila prezantohet si përfaqësuese e një agjencie punësimi për Gjermaninë. Gjatë dy viteve të fundit, disa infermiere mami kanë denoncuar, se janë mashtruar me premtime për punësim jashtë vendit, duke dorëzuar shuma të konsiderueshme parash pa marrë asnjë rezultat.Një rast i ri vjen nga një infermiere mami, e diplomuar në vitin 2021, e cila në vitin 2024 u njoh me Kaltra Totin përmes rrjeteve sociale. Sipas saj, Kaltra Toti i premtoi punësim të shpejtë në Gjermani dhe ajo i dorëzoi 1 mijë euro, me garancinë, se brenda 6 muajsh, do të nisej për punë. Sot, në vitin 2026, ajo vijon të jetë në Shqipëri, ndërsa afatet janë shtyrë vazhdimisht, së fundmi me premtimin për muajin maj. Qytetarja kërkon kthimin e parave, pasi ka humbur çdo besim.Pas ndërhyrjes sonë, zonja Toti ktheu paratë, që kishte marrë.

Jemi popull, që ankohet, apo që duron.Me këtë pyetje u jemi drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe përgjigjet e tyre janë nga më të ndryshmet. Ka disa, që thonë, se ankohen vetëm në shtëpi. Për të tjerë, populli shqiptar është shumë i duruar.

Një denoncim tjetër vjen nga një tjetër infermiere mami nga Shkodra, e cila pretendon, se i ka dorëzuar Kaltra Totit 5 mijë euro në vitin 2024 për punësim në Gjermani. Edhe pas dy vitesh pritje, ajo nuk është punësuar dhe pavarësisht afateve të përcaktuara më 5 dhjetor dhe 10 janar për kthimin e shumës, paratë nuk janë kthyer. Qytetarja i është drejtuar “Stop”-it për ndihmë.Në përpjekje për t’u justifikuar, Kaltra Toti ka deklaruar, se paratë e kësaj vajze janë marrë nga një ndërmjetës, shtetasi Emini. Por “Stop” disponon një audio-regjistrim, ku Emini mohon të ketë marrë ndonjë shumë parash. Vetë Kaltra Toti ka premtuar sërish kthimin e parave, por nuk i është përmbajtur premtimeve.Në përballjen e radhës me emisionin “Stop”, Kaltra Toti deklaron, se do t’i kthejë 5 mijë eurot qytetares.

Të Fundit