Këshilli i Ministrave, i mbledhur ditën e mërkurë, 24 dhjetor 2025, ka marrë vendimin që e premtja, 26 dhjetor të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën.
Kujtojmë se administrata nuk do të jetë në punë as ditën e enjte, 25 dhjetor, pasi është festë zyrtare.
Në këtë mënyrë, administrata publike do të jetë pushim për plotë 4 ditë, ndërsa për ditën e premte çdo institucion do duhet të marrë vendim për ta zëvendësuar në një nga fundjavat e muajit janar.
Institucionet publike do të rikthehen në punë ditën e hënë, 29 dhjetor 2025.



