Dyshohet se mori rryshfet për 7 ndërhyrje kardiake, SPAK dërgon për gjykim mjekun kardiolog!

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për 7 ndërhyrje kardiake.

Mjeku i njohur akuzohet nga SPAK për: “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Prifti ka mohuar të gjitha akuzat.

Prifti u vendos nën akuzën e SPAK më 11 shkurt 2021, si pjesë e një hetimi të nisur ndaj 12 personave të tjerë që dyshohej se synonin të lironin disa të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kundrejt përfitimeve monetare.

Prifti vetë u akuzua se mund të kishte marrë ryshfet për operimin e nënës së njërës prej sekretareve të gjykatës së Krujës, që ishin asokohe nën përgjim.

Të Fundit