Komisioni i Etikës në Kuvend ka marrë vendimin për përjashtimin me 30 ditë për 6 deputetë të PD-së pas tensioneve të seancës së kaluar gjatë votimit për Avokatin e ri të Popullit.
PS kishte kërkuar masa për 29 deputetë të PD-së por Komisioni ka vendosur të dënojë vetëm 6 prej tyre, Këlliçin, Krekën, Vokshin, Balliun, Nokën dhe Hotin ndërsa 23 deputetët e tjerë kanë marrë tërheqje vëmendjeje nga Komisioni i Etikës.
Ulsi Manja i përshëndeti deputetët e PD-së duke ngritur dy gishtat lartë.



