Dhunohen Inspektorët e IMT-së në Vlorë, shkuan për të hequr tendat në disa hapësira

Pak minuta më parë, drejtori i IMT-së, një inspektor, si edhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak është bërë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë aksionit, forcat e IMT-së dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona, të cilët kanë tentuar të pengojnë lirimin e hapësirës publike.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Pas konstatimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, një prej efektivëve është goditur me grushte nga disa persona dhe, për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ka qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër.

Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Të Fundit