Emri i Shpëtim Behlulit, ish-drejtor i Qendrës Shëndetsore Shkozë, është përmendur për një sërë shkeljesh, që nga menaxhimi i mbetjeve spitalore, deri te abuzimet me fondet dytësore. Në tetor 2023, qendra, që ai drejtonte u kap duke depozituar mbetje të rrezikshme në koshat e mbetjeve urbane pranë institucionit, duke marrë gjobë 10 milionë lekë. Më pas, auditimet e periudhës 2022–2023 nxorën problematika të shumta, si blerje fiktive, pagesa të pajustifikuara për punonjës, sasi të fryra të mbetjeve spitalore etj. Pavarësisht këtyre shkeljeve, Behluli u emërua mjek në një nga pikat e Qendrës Shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Gjatë 2024-s, ai ka marrë rreth 3 muaj pushim, përmes raporteve të ndryshme mjekësore. Mes tyre, bie në sy një raport 6-ditor për Sindromën Turner, një çrregullim gjenetik, që shfaqet vetëm te femrat. Mjekja Bruna Shiroka e konfirmon qartë, se një mashkull, nuk mund të marrë kurrë raport për Sindromën Turner, pasi diagnoza vendoset vetëm pas ekzaminimeve të specializuara dhe lidhet me mungesën e një kromozomi X tek femrat.I pyetur për këto abuzime, Behluli ka reaguar me agresivitet ndaj gazetarit.
Ne kemi pyetur qytetarët për pushimet dimërore dhe përgjigjet e tyre ishin me batuta nga më të ndryshmet. Njëri tha, se të ftohtin e kalon i mbështjellë me batanije, me një gotë verë, gështenja dhe një libër. Por ai nuk ka dashuri. Një mësuese pranoi, se me rrogat modeste, nuk ka mundësi për pushime dimërore. Ndërkohë, një tjetër person thotë me humor, se në verë hap frigoriferin për fresk e në dimër futet nën batanije.Ndërsa një çift e mori me shumë humor pyetjen tonë, duke thënë, se të ftohtin e kalojnë duke bërë dashuri.
Denie Qafa, e cila prej vitesh vuan nga zhurmat në vesh dhe rëina e dëgjimit, rrëfen, se pa një reklamë në internet, që shfaqte një “doktoreshë” dhe premtonte një ilac gjerman, që heq zhurmat në vesh dhe rikthen dëgjimin. Në këtë mënyrë, Denia e porositi produktin.Por kur e mori pakon në shtëpi, zbuloi, se brenda kishte vetëm dy shishe ujë të distiluar nga 100 ml, një produkt që në farmaci kushton fare pak. Në etiketë pretendohej, se ishte për heqjen e dyllit të veshit, problem, që Denia nuk e kishte. Ajo ndjeu zhgënjim nga mashtrimi, sidomos kur bëhej fjalë për shëndetin e njerëzve.Denia kontaktoi faqen mashtruese në Messenger dhe u tha, se do t’i denonconte, për të mos lejuar, që edhe të tjerë të bien pre e mashtrimit. Pas Denies, edhe ne porositëm produktin dhe na erdhi ujë i oksigjenuar, i shitur si kurë për veshët.




