STOP-EMISIONI 63(Sezoni 11) 3 Dhjetor 2025-Pa faj ne aksident, por bashkefajtor, video e perplasjes nxjerr bllof institucionet.

Në Panahor të Ballshit, më 10 tetor 2025, Çerçis Shahmetaj u përfshi në një aksident, ku dëmi ishte thjesht material. Ai po lëvizte rregullisht në korsinë e tij, kur automjeti tjetër, një Toyota, e goditi në derën e pasme. Policia mbajti procesverbalin dhe shpalli Shahmetajn të pafajshëm.Por pas 10 ditësh, Shahmetaj mësoi, se ishte shpallur bashkëfajtor, megjithëse kishte dorëzuar pamjet filmike, që tregonin qartë të kundërtën. Përveç gjobës së dyfishtë dhe pikëve të hequra nga patenta, ai nuk mund të merrte as dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve, që e kishte vlerësuar dëmin në 1.2 milionë lekë, kur sipas qytetarit, dëmi i plotë kapte 2 milionë lekë të vjetra.Eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, duke parë videon, konkludon, se vetëm një fajtor ekziston, dhe nuk është Shahmetaj. Ai shtoi, se formulime të tilla, shpesh përdoren nga kompanitë e sigurimeve, për të shmangur dëmshpërblimet.

Në seancën e mbrëmshme në Parlament, deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha, se nuk pret, që “e mençura Zegjine” të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit. Në replikë me të, vetë deputetja virale e Fierit, iu përgjigj me disa fjalë e togfjalësha, që vështirë të krijonin fjali e të kuptohej thelbi.

David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jeton prej 25 vitesh në Itali, por shtëpia e tij me certifikatë pronësie të vitit 1994, ende nuk e lejon, të ndërtojë katin e dytë. Sipas tij, shtëpia është e amortizuar dhe uji ka filluar të depërtojë në të gjitha anët, por Bashkia Shkodër refuzon të japë leje, pa një certifikatë të rinovuar, që kadastra nuk ia mundëson. Davidi tregon, se ka bërë aplikime për dhjetë vite me radhë, ka dorëzuar të gjitha dokumentat dhe madje ka një vendim gjykate të vitit 1994, që vërteton pronësinë e tij. Megjithatë, çdo herë i kërkohet saktësim i të dhënave, mungesë dokumentacionesh, ose verifikime në arkivat e shtetit, të cilat nuk kanë mundur të konfirmojnë dokumentet, për shkak të trazirave të vitit 1997, që u pasuan me djegie dokumentacioni.Në fund, David mund të marrë vetëm një vërtetim hipotekor për pjesën e truallit dhe ndërtesës, por edhe ky nuk mjafton, për të marrë leje rikonstruksioni. Edhe pas 10 vitesh përpjekjeje, qytetari përballet me burokracinë, që nuk zgjidh asgjë, duke e detyruar të presë pa afat për një të drejtë, që ligjërisht i takon.

Të Fundit