Belinda Balluku ankimoi në Apelin e GJKKO vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor.
Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.



