E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane
Aktualitet

Erion Veliaj paraqitet në GJKKO, sot vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Që prej orës 09:00, këtë të martë po zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen “Veliaj”.

Gjykata pritet të vendosë nëse kjo dosje do të kalojë për gjykim apo do t’i rikthehet SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

I pranishëm në seancë është edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndërsa Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga prokurori Ols Dado.

Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, dhe gjykata e pranoi kërkesën e tyre.

Më herët, Veliaj i është drejtuar GJKKO-së që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e dosjes, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen. Veliaj argumenton se nuk i është lejuar të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në paraburgim.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash.

Më datë 3 nëntor, Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑