Kapet peshkaqeni ‘Derr’ në Vlorë

Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Radhimë.

Sipas të dhënave, peshkaqeni kishte një gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë afërsisht 35 kilogramë.

Menjëherë pas kapjes, ai është transportuar në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku biologët do të kryejnë vlerësimet e nevojshme shkencore dhe matjet përkatëse, përpara se të lirohet sërish në det.

Specialistët bëjnë me dije se kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në thellësi të mëdha dhe shumë rrallë del në zona të cekëta.

Dyshohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, gjë që ka sjellë daljen e tij pranë bregut

Të Fundit