Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur. Përmes një Instastory ajo ka zbuluar se këngëtari ka ndërruar jetë në duart e saj.
Ish-bashkëshortja e prekur nga vdekja e Kasapit shton se ai la djalin e tyre jetim në një moshë kur ka më shumë nevojë për të. Këngëtari u nda nga jeta këtë mërkurë pasi nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Sa te afert kemi qene, sa bashkëpunues në privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë per ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk eshte me? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja te na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën keshtu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu te deshi pranë vetes por une mezi pres te zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, shkruan ajo.



