Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Pas një sulmi në zemër, këtë të mërkurë herët në mëngjes ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

Shpat Kasapi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë.

Të Fundit