Qytetarë të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” helmimin e qenve nga ana e institucioneve. Ata disponojnë edhe video, ku pretendohet, se drejtoresha e AMK-së, Hermiona Hajdini, së bashku me punonjësit Arbëresha Ajkuni dhe Dhimitër Papa, shfaqen duke shpërndarë ushqim të dyshuar të helmuar në një lagje të qytetit. Pamjet tregojnë lëvizjen e tyre, momentin e hedhjes së ushqimit dhe më pas një qen që, sipas banorëve, përfundoi i helmuar dhe ndërroi jetë në klinikë.Pas denoncimit, Bashkia Tiranë njoftoi pezullimin e tre punonjësve dhe verifikimin e rastit, ndërsa banorët kërkojnë shkarkim të menjëhershëm.
Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, deputetja e Elbasanit Sara Mile lexoi një vlerësim për projekt-ligjin, që po diskutohej. Por kur i thanë, se ajo, që kishte lexuar ishte gabim, Mile u dëgjua të thoshte, se nuk mund të pohonte, se kishte bërë lapsus, pasi kishte lexuar teksin, sic ia kishin shkruar.
Lidhur me denoncimin e qytetarëve të Tiranës, për helmimin e qenve nga ana e institucioneve, Urdhri i Mjekut Veterinar, përmes kryetarit Ervin Resuli, shprehet, se po heton çështjen dhe parashikon masa, që variojnë nga gjobë deri në pezullim licence. Gazetarja e “Stop” shkon te Strehëza Veterinare, për të parë, nëse punojnë më aty personat e pezulluar dhe rezulton, që strehëza menaxhohet nga dy përgjegjësit e tjerë.Për këtë skandal, në Prokurorinë e Tiranës janë depozituar dy kallzime, një nga avokatja Adriana Kalaja dhe një tjetër nga kreu i shoqatës së animalistëve, Indrit Osmani.




