Jemi në Sherishtë të Vlorës, pasi Niko Salaj ankohet për komshiun e tij, Nikolla Shakaj, i cili ka ndërtuar një stallë lopësh brenda oborrit të shtëpisë, vetëm 4 metra larg banesës së tij. Era dhe ndotja janë bërë aq të forta sa, sipas Nikos, aty nuk jetohet më.Niko e ka diskutuar fillimisht me fqinjin, por përgjigja ka qenë zero. Më pas ka vënë në dijeni kryeplakun, administratorin, Bashkinë Vlorë, AKM-në dhe ISHP-në. Të gjitha institucionet ia kanë kaluar kompetencën Bashkisë, e cila në mars, doli me vendimin për largimin e bagëtive dhe pastrimin e zonës. Por deri më sot asgjë s’ka ndryshuar. Stalla, sipas tij, nuk plotëson as kushtet higjieno-sanitare dhe as distancat minimale.Pala tjetër, Sherife Shakaj, thotë, se do ta heqë në fund të dhjetorit, një premtim që, sipas Nikos, është bërë shumë herë dhe nuk është mbajtur. Në vend të zgjidhjes, ka marrë vetëm tone kërcënuese.
Një grup burrash, nuk kanë vendosur dot, se cili duhet të rrinte pa pirë, ndaj askush nuk merr guximin t’i japë makinës. Në këto kushte, të gjithë u rreshtuan pas makinës dhe filluan ta shtyjnë, duke krijuar një skenë plot humor.Në një rrugë automobilistike aksidentimi i një dreri ka krijuar kaos e bllokim trafiku.
Për cështjen e ndotjes nga stalla të Niko Salajt në Sherishtë të Vlorës, gazetarja e “Stop” flet edhe me administratorin e Njësisë Vlorë Qendër, z. Fegaj, i cili pranon, se situata është alarmante, por thekson, se ka bërë aq sa e lejojnë kompetencat e tij.“Stop” vë në rresht të gjitha institucionet: kryeplakun, njësinë administrative, AKM, IKMT, Policinë e Rendit, Policinë Bashkiake dhe të gjithë njëzëri i kërkojnë palës tjetër, të marrë masa brenda 10 ditësh.Po kështu bashkia konfirmon, se brenda 10 ditësh rasti duhet të marrë zgjidhje.Ne iu rikthyem këtij problemi në afatin e premtuar dhe sjellim pamjet e pastrimit të zonës.




