STOP-EMISIONI 54(Sezoni 11) 18 Nentor 2025-Makina e policise fluturon motorrin ne ajer, vdes drejtuesi i mjetit, video.

Jemi në Elbasan, ku në vitin 2020, Kadri Myrteza,duke udhëtuar me motor, u përplas me një makinë policie dhe ndërroi jetë. Bashkëshortja e tij, Yllka Myrteza, pretendon, se ngjarja është mbuluar, pasi fajtor është shpallur viktima. Skica e parë është bërë nga një punonjës policie, Arben Kotollaku, ndërkohëqë duhet të bëhej nga agjentët e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sipas ekspertizës së kryer nga Mikel Caku dhe Sefer Venari, të dy drejtuesit janë fajtorë: Myrteza kishte shpejtësi mbi 67 km/h dhe makina e policisë, nën drejtimin e Blerim Bobratit, sot zv.drejtor i policisë Elbasan, lëvizte mbi 40 km/h dhe drejtuesi ishte në gjendje të dehur. Prokuroria ka pushuar çështjen, pasi nuk janë konstatuar elemente të veprës penale.Ekspertiza është kontestuar nga Gëzim Hoxha, i cili thekson, se ekspertët nuk kanë njohuritë e duhura sipas Nenit 179 të Kodit Rrugor. Koco Simaku ka bërë kurs për auditues i trafikut dhe mjeteve lëvizëse dhe Evald Jahoështë inxhinier mekanik për makineri.

Dy personazhë belgë, të njohur në rrjetet sociale, Neal dhe Senne, arritën të fusnin fshehurazi një prej pikturave të tyre në muzeun më të famshëm në botë, në Luvër e ta vënë pranë Mona Lisës.Me një kornizë të bërë krejtësisht nga LEGO, që nuk kapet nga detektorët e metaleve, ata anashkaluan sigurinë e Luvrit, duke hapur edhe një herë debate të forta mbi sistemin e sigurisë së Luvrit.Më 19 tetor, hajdutë të maskuar si punëtorë ndërtimi, vodhën tetë copë nga Xhevahiret e Kurorës Franceze, me vlerë rreth 88 milionë euro.

Jemi në Kukës, ku Isa Gashi denoncon se, që nga viti 2008 ka ikur nga fshati dhe jeton me qira. Ai nuk ka lidhur asnjë kontratë energjie me OSHEE-në për banesën e tij. Megjithatë, pa miratimin e tij, detyrimet e babait të ndjerë i janë kaluar atij, duke e detyruar të paguajë mbi 40 milionë lekë.Isa tregon, se banesën e ka ndërtuar në vitin 2022 dhe ka kërkuar të lidhë një kontratë të re me OSHEE, por i është refuzuar, sepse prona rezulton në emër të babait. Shkalla e parë nuk ka marrë parasysh këtë problem.Gazetari pyet, nëse ligjërisht transferimi i detyrimeve mund të bëhet pa pëlqimin e personit tjetër, dhe Ergen Elezaj, përgjegjës, konfirmon, se miratimi është i detyrueshëm dhe me shkrim. Isa shton, se për hapjen e kontratës së shtëpisë së vjetër, Arjet Bogdani ka marrë para nga vëllai i tij, dhe kontrata është më pas transferuar tek ai.

Të Fundit