Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria që solli hapjen e grupkapitullit të fundit.
Kos tha se Shqipëria është një frymëzim për të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo shtoi se Bashkimi Europain është i përkushtuar për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE.
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE, sepse sot tregon se BE-ja ofron rezultat dhe Shqipëria do të mbështetet në të ardhmen. Ky rezultat nuk mund të ishte pa angazhimin dhe mbështetjen.
Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin ekonomik Shqiptar duke e bërë atë vërtet evropiane. Ju jeni frymëzim për shumë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Çelja e grupkapitujeve është një sukses u jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është një çmim real. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Ju keni mbështetjen më të gjerë publike nga të gjitha vendete kandidate. Më shumë se 95% e qytetarëve shqiptarëve e shikojnë veten në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë është që të sigurohemi që Shqipëria është gati për të integrimin në Bashkimin Europian”, tha Kos.




