Deputetja e PS, Iris Luarasi, foli në media për ligjin e barazisë gjinore, duke deklaruar se nuk e cënon familjen tradicionale. Ajo tha se ky ligj është progres pasi mundëson barazi për burrat dhe gratë.
“Shqipëria është në procesin e integrimit në BE. Ky parlament ka për të kaluar shumë ligje që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit evropian. Ne nuk është se kishim një boshllëk të madh në këtë ligj.
Ky ligj parashikon për punën e papaguar të grave që janë 30% në Shqipëri, shtëpiake. Për pjesën e diskriminimit në vendin e punës. Më kishin shkruar që ‘ju si parlamentare të njëjtën rrogë keni me burrat’. Sigurisht nuk bëhet fjalë për vendet që janë punë në institucione. Kur flasim për gratë, ato janë edhe në tregun privat. Është studime se 17% e grave në tregun e punës janë në të njëjtën punë më të papaguara se sa burrat.
Ky ligj është anatemuar në mënyrën më të gabuar të mundshme. Sepse e gjitha ishte pjesë e një fushate kundër të drejtave të familjes. Mbrojnë disa teza që janë konservatore.
Unë mendoj që është progres, nuk cënon familjen tradicionale. Qëllimisht i janë vënë në gojë ligjit terma që nuk ekzistojnë në ligj.”, tha ndër të tjera Luarasi.



