“Më morën rininë” e fusin në burg dhe pse i pafajshem,18 vjecari nuk merr dëmshperblimin që i takon!

Klajdi Zavalani, një i ri nga Pogradeci, tregon, se u dënua në vitin 2021 me 1.5 vite burg për një vepër, që nuk e kishte kryer. Atëherë ishte 18-vjeç dhe thotë, se kjo ngjarje i shkaktoi shumë tronditje.Pas vuajtjes së dënimit, Gjykata e nxori të pafajshëm dhe vendosi kompensim prej 12 milionë lekësh për ditët e kaluara në burg. Tani çështja është në Gjykatën Administrative të Apelit, ku nuk është shqyrtuar ende për shkak të ngarkesës së gjyqtares Rezarta Aliu.Avokatja e Klajdit ka bërë kërkesa të përsëritura për përshpejtim të çështjes, e fundit në qershor 2025, por ende nuk ka marrë përgjigje. Klajdi i drejtohet “Stop”, për ndihmë, që të marrë kompensimin, që i takon ligjërisht. Pas avokates, edhe gazetarja e emisionit iu drejtua me një shkresë përshpjetimi Gjykatës Administrative të Apelit, duke kërkuar të shqyrtohet cështja e të riut Zavalani.

Të Fundit