STOP-EMISIONI 48(Sezoni 11) 7 Nentor 2025-Laguna,që po vdes perdite, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

Laguna e Vilunit, rreth 2 km në lindje të plazhit të Velipojës, me një sipërfaqe rreth 300 hektarë, është një ndër pasuritë natyrore të mbrojtura të rajonit. Ajo komunikon me detin përmes një kanali natyror, dhe është ambient ku rriten shumë lloje peshqish e gjallesash ujore.Prej më shumë se një viti, kanali, që e lidh lagunën me detin, është i bllokuar, duke vënë në rrezik florën dhe faunën.Banorët Sabedin Sula dhe Sokol Margjonaj denoncojnë gjendjen, duke kërkuar ndërhyrje me mjete të specializuara për pastrimin e grykëderdhjes.Administratori i Velipojës, Klodian Shyti, konfirmon, se është kërkuar ndihmë nga Zonat e Mbrojtura Shkodër, por mungesa e mjeteve të posaçme ka penguar zgjidhjen. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Zonave të Mbrojtura pretendon, se uji qarkullon dhe se lidhja me detin nuk është plotësisht e ndërprerë.Eksperti biolog Taulant Bino paralajmëron, se mungesa e komunikimit me detin, shkakton ulje të nivelit të oksigjenit dhe për pasojë rrezikon seriozisht florën dhe faunën e lagunës. Ndërkohë, drejtori lokal Nikolin Prendi pranon, se nuk është bërë kërkesë me shkrim për mjete të tjera, duke theksuar, se institucionet po veprojnë sipas kapaciteteve, që kanë.Pas interesimit të emisionit “Stop”, banorët njoftuan, se janë bërë disa ndërhyrje më serioze, por mungesa e mjetit të duhur, e ka lënë situatën të pandryshuar.

Në Tiranë, gjetja e një vendi parkimi është bërë cdo ditë e më më e vështirë. Dhe kur më në fund e gjen, cmimi është të paktën 2 mijë lekë të vjetra për orë. Ne kemi pyetur qytetarët për këtë fenomen dhe përgjigjet e tyre janë plot ironi. Madje për cmimet e parkimeve në Shqipëri e botë, kanë folur edhe bashkatdhetarë, që jetojnë në vende të ndryshme.

Në zonën e Shkozës, qytetarja Dorina Hasimjadenoncon dëmtime serioze në banesën e saj, të cilat, sipas saj, janë shkaktuar pas hapjes së themeleve të një pallati të ndërtuar ngjitur me shtëpinë.Hasimja tregon, se muret e shtëpisë janë çarë dhe ka ndodhur cedim i tokës, gjë që konfirmohet edhe nga një akt-ekspertimi i një inxhinieri privat, ku thuhet, se dëmet janë pasojë e heqjes së masave të mëdha të dheut gjatë punimeve dhe se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme. Ajo thekson, se banesa nuk ka pësuar dëmtime as nga tërmeti i vitit 2019, as nga punimet e Unazës së Madhe, por vetëm pas nisjes së ndërtimit të ri.Ndërtuesi i pallatit, “MOA Construction” me administrator Ali Metën, mohon përgjegjësinë për dëmtimet, duke pranuar, se “ka patur plasaritje” në disa banesa përreth. Meta ia atribuon këto dëmtime tërmetit të vitit 2019 ose cilësisë së ulët të ndërtimeve private, edhe pse çarjet janë konstatuar në vitin 2023, në kohën kur kompania e tij po ndërtonte objektin. Tani duket, se do të jetë gjykata dhe ekspertët që do ta përcaktojnë shkakun real të dëmtimeve. Gjatë verifikimit në terren, duket, se muri rrethues i banesës së familjes Hasimja është prishur gjatë punimeve, por ndërtuesi sërish nuk e pranon këtë fakt. Dorina Hasimja rrëfen edhe një episod, ku skelat e pallatit ranë brenda pronës së saj, ngjarje, që sipas ndërtuesit nuk ka ndodhur.

Të Fundit