Dodi Troqi, invalide me probleme të shëndetit mendor, prej disa muajsh nuk ka marrë pensionin e invaliditetit. Vëllai i saj nga nëna, Hasan Kekaj, i cili kujdeset për të, shprehet, se pensioni është bllokuar, pasi prokura e përgatitur për tërheqjen e shumës, rezultoi e gabuar. Në komunikim me gazetaren, Dodi dha përgjigje, që nuk përputheshin me realitetin. Në postën nr. 22, ku kalon pensioni i saj, punonjësit sqaruan, se pagesa është bllokuar nga Sigurimet Shoqërore për shkak të mungesës së një dokumenti të vlefshëm, që autorizon tërheqjen. Sipas tyre, në aktin e kujdestarisë, të paraqitur nga Hasan Kekaj, nuk është përcaktuar qartë e drejta për tërheqje pensioni.Në KEMP-in rajonal, mjeku i komisionit Fatos Avdia shpjegon, se kujdestari social caktohet në momentin e vlerësimit mjekësor, por kujdestarin ligjor e përcakton vetëm gjykata. Sipas tij, personat me probleme të shëndetit mendor janë zakonisht të paaftë për të vepruar juridikisht.Procesi gjyqësor për caktimin e Hasanit si kujdestar ligjor është rrëzuar, pasi ai është 78 vjeç dhe nuk plotëson kriterin e moshës. Si pasojë, që nga korriku 2025, pensioni i Dodit ka mbetur i pamarrë.Eksperti noterial Fatmir Laçej thekson, se noteri mund të shkojë në banesën e invalidit për të nënshkruar prokurën, por vetëm nëse personi ka aftësinë të kuptojë veprimin ligjor që kryen. Në rastet e kundërta, nënshkrimi nuk mund të konsiderohet i vlefshëm, ndërsa procedurat për kujdestari ligjore zgjasin shumë.Nga ana e saj, Njësia Administrative nr. 4 ka ndërhyrë për të ofruar strehim në një rezidencë sociale, por Dodi Troqi ka refuzuar të largohet nga banesa ku jeton aktualisht.
Në seancën e sotme në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në foltore, duke kërkuar foton e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Turqi. Në këtë moment, deputeti Flamur Noka iu afrua Berishës dhe i dorëzoi një dokument, ndërsa pak çaste më vonë, Klevis Balliu i dha foton e kërkuar të Ballukut.Berisha e mori fotografinë dhe vuri në vendin e kryeministrit Edi Rama.Pas këtij operacioni, Flamur Noka, ndërhyri për të rregulluar mikrofonat në foltore, duke i hapur rrugë fjalës së Berishës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase. Ndërkohë pak minuta pas transmetimit të emisionit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetsor njoftoi lirimin e menjëhershëm nga detyra për mjekun Sinan M, të Qendrës Shëndetsore nr 10. Kjo masë erdhi për shkelje të rëndë të etikës profesionale, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës.Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të institucionit.Një qytetare iu drejtua fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të disa shqetësimeve, ku takoi doktorin në fjalë, i cili e ftoi në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.Në vizitën e parë, doktori u tregua i afërt, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën. Në vizitën e dytë, ai vazhdoi me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.Në vizitën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur. Doktori i bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa seksuale, duke u zhveshur në zyrën e shtetit.




