Një histori tronditëse vjen nga qyteti i Vlorës. Mësohet, se Hati Deliaj, 64 vjeçe, u dërgua në spital më 3 gusht 2024, në gjendje shoku, pa ndjenja, me shenja dhune në trup dhe pa ushqim për disa ditë.Sipas denoncimit të vëllait të saj në emisionin “Stop”, ajo ishte rrahur barbarisht nga bashkëshorti, Engjëllush Deliaj, 71 vjeç. Vec kësaj, viktima është mbajtur e mbyllur në shtëpi për pesë ditë, derisa gjendja është rënduar shumë. Në ditën e gjashtë, e ndjera vdiq në Spitalin e Vlorës.Megjithë provat, Prokuroria e Vlorës, nën drejtimin e prokurores Aurora Hajro, ka ngritur ndaj 71-vjeçarit vetëm akuzën për “dhunë në familje”.Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, thuhet, se gruaja është dhunuar me mjete prerëse pesë ditë para vdekjes, por kjo pistë, nuk është hetuar më tej.Sipas prokurorisë, shkaku i vdekjes, është një infarkt i miokardit, ndërsa bashkëshorti pretendon, se gruaja “ra nga shkallët”.Në dosjen hetimore mungon analiza për ushqimin, ujin dhe ilaçet e diabetit, që sipas ekspertëve, bashkë me mungesën e ndihmës dhe dhunën fizike, mund të kenë shkaktuar ndalimin e zemrës.
Pasditen e djeshme Monika Kryemadhi u shfaq në palestër, me një model të ri flokësh, duke u fokusuar te stërvitja e muskujve të poshtëm të trupit. Ajo tregoi, se ndryshe nga paradite, kur u paraqit në Spak me look të ndryshëm, pasdite, e njejta prerje, por krehja e ndryshme, e bënë Kryemadhin, të duket në një version tjetër.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur në Vlorë në gusht 2024, me vdekjen e 64 vjecares Hati Deliaj, ish-bashkëshorti Engjëllush Deliaj, sot në arrest shtëpie, refuzon të flasë. Ai justifikohet, se çdo gjë e ndjek avokati.Seanca paraprake pritet të zhvillohet më 5 nëntor 2025, ku gjykata duhet të vendosë rikthimin e çështjes për hetim të thelluar, për të zbardhur, nëse 64-vjeçarja vdiq nga dhuna e mos mjekimi, apo nga pakujdesia.




