STOP-EMISIONI 36(Sezoni 11) 22 Tetor 2025-Humb ndjenjat e nxihet pas fillerit, perfundon nga estetika ne urgjence, video.

Një qytetare denoncoi në emisionin “Stop”, se gjatë një trajtimi estetik në klinikën “La Luna” në Tiranë, me stomatologen Tea Loka, për filler nasolabial dhe dermapen, ajo pësoi një reaksion serioz. Pacientja tha, se gjatë aplikimit të lidokainës me adrenalinë, që iu dha pa e informuar, ajo humbi ndjenjat. Ngjarja ndodhi më 29 shtator.Ambulanca u thirr vonë dhe u la për disa orë në QSUT, ku trajtimi filloi vetëm pas ndërhyrjes së familjarëve nga mjeku Eulgert Karriqi, i cili konstatoi gjendjen e lipoteminës nga lidokaina.Në një takim të mëvonshëm me Tea Lokën, stomatologia pranoi mungesën e protokollit të pyetjeve dhe informimit ndaj pacientes, duke marrë përgjegjësinë për moshapjen e kartelës dhe mospyetjen për alergjitë.Pacientja shpreh shqetësim për vonesën në marrjen e ndihmës së shpejtë dhe thirrjes së ambulancës. Tea Loka sqaroi, se tentoi të menaxhonte situatën vetë, duke përmendur edhe mjeken emergjente Evisa Deçe, për të cilën rezulton se nuk është e licencuar në Urdhrin e Mjekëve.Nga QSUT konfirmohet se kartela e pacientes është hapur më 29 shtator dhe trajtimi u ndoq nga mjeku Eulgert Karriqi, ndërsa periudha 14:30-16:00 mbeti pa informacion të dokumentuar.

Në një video të publikuar nga një ndërmarrje teknologjike në Shangai, një robot modern dhe preciz, shihet duke rruar kreun e një prej drejtuesve të kompanisë. Ky demonstrim inovativ tregon avancimet e fundit, duke kombinuar teknologjinë e robotikës me shërbimet personale. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen dhe janë bërë virale në mediat sociale.

Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregullta në zonën e 5 Majit, u detyrua të firmoste një kontratë dhurimi për bashkinë Tiranë, të cilën nuk e pranoi. Megjithatë, shtëpia iu shemb, dhe ai fitoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja u apelua në dhjetor 2024.Pas shembjes, Mziu kërkoi bonus qiraje për periudhën 2021-2025, por drejtoria e strehimit e refuzoi duke argumentuar, se ai nuk mund të përfitonte, pasi në korrik 2025 përfitoi banesë të re. Megjithëse aplikimi u bë në janar 2025, refuzimi u justifikua me tejkalim të afateve.Arben Llangozi, ekspert ligjor, shpjegon, se asnjë vendim qeverie,VKM ose VKB, nuk e përjashton nga e drejta për bonus qiraje, pasi Mziu ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor dhe aplikimi në vitin 2025, nuk duhet të pengojë përfitimin.

Të Fundit