Shfrytëzonte për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit, ka arrestuar një 42-vjeçar pasi dyshohet se për 3 vite, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se: “si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit”, thuhet në njioftimin e Policisë.

Gjithashtu, është bërë e mundur akomodimi i 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Të Fundit