STOP-EMISIONI 33(Sezoni 11) 17 Tetor 2025-Grabitja, policet flene, lopet zhduken dhe pela vritet “aksidentalisht”

Në fshatin Bishan të Vlorës, në mesnatën e datave 13-14 gusht 2025, ndodhën një seri grabitjesh, që tronditën komunitetin lokal. Familja e Vezir Bullës humbi tre lope hollandeze dhe një pelë, ndërsa kjo e fundit, u gjet e ekzekutuar me dy plumba në shpatull. Por policia e cilësoi ngjarjen si aksidentale.Situata është e rënduar nga fakti, që në fshat janë grabitur rreth 50 stalla, duke shkaktuar panik dhe dëmtuar thellë ekonominë e banorëve. Në vendin ku u vra pela, afër rrugës, ku janë kryer grabitjet, dyshohet, se autorët janë të njëjtë, por hetimet nga policia dhe prokuroria, kanë ngecur.Seri Mehmeti, specialist i zonës, pranon, se hetimet vazhdojnë, por ende nuk ka autor të identifikuar. Nga ana tjetër, Veli Alliu, shefi i krimeve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, shprehet, se janë angazhuar maksimalisht, por çështja ka kaluar në prokurori dhe po punohet në bashkëpunim me prokuroren Enkelana Shalaj.Prokurorja Shalaj konfirmon, se rasti është regjistruar prej një muaji, por pa gjetur ende përgjegjësit, ndaj ajo ka rikthyer dosjen për hetime të mëtejshme në polici. Çështja mbetet në pritje të zbardhjes, ndërsa komuniteti në Bishan kërkon drejtësi dhe zgjidhje.

Në Suedi, udhëtimet nuk janë më thjesht cështje argëtimi. Nevojën për një udhëtim në natyrë, mund ta marrësh edhe në formën e një përshkrimi mjeksor. Ky vend skandinav, bëhet i pari, që qëndrimin në natyrë e konsideron shkencërisht të domosdoshëm për shëndetin.

Në shtator transmetuam problemin e qytetarit Ilir Plaku, i cili udhëtoi nga Kucova për një problem, që nuk po e zgjidhte dot. Iliri prej dy vjetësh, që nuk merrte dot këpucët ortopedike, që i takojnë. Me lot në sy, ai tha, se që këpucët e vecanta i ka jetike, por nuk ka bazë materiale dhe mjeshtri, që i bën në mënyrë artizanale, ka dalë në pension.Ne e takuam mjeshtrin dhe ai premtoi t’i bënte Ilirit një palë këpucë. Ky i fundit do të paguajë vetëm koston, 40-50 mijë lekë të vjetra.Problemi i vërtetë në këtë qendër, është mungesa e specialistëve, pasi dy mjeshtrat kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka, se kush t’i zëvendësojë.Pak javë më vonë, Iliri u bë me dy palë këpucë, pasi edhe një biznes privat, i dhuroi një palë këpucë ortopedike.

Të Fundit