Fitorja historike ndaj Serbisë, Rama publikon foton e ditës: Me zemrën plot

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel “foton e ditës”, ku shfaqet e gjithë skuadra e Kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike kundër Serbisë.

“Mirëmëngjes dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj një të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij.

Shqipëria mposhti Serbinë të shtunën në Leskovac, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rey Manaj, duke i dhënë Kombëtares shqiptare një fitore historike dhe tri pikë të arta.

Të Fundit