STOP-EMISIONI 14(Sezoni 11) 19 Shtator 2025-“Eshte k*pil”, lind femije me partnerin, i regjistrojne atesine e ish-burrit, video.

Valbona nga Elbasani është drejtuar në redaksinë tonë për historinë e saj të pazakontë. Pas 15 vjetësh vendosi t’i japë fund një martese, që ajo e quan abuzive. Valbona ka një fëmijë 15 vjec, që nuk e takon, pasi nuk e lejon ish bashkëshorti. I është dashur të durojë dy vjet, që të përfundojë procesi i divorcit dhe gjatë kësaj kohe, Valbona njihet me një person tjetër, me të cilin në nëntor 2023, i vjen në jetë një djalë. Fëmija nuk regjistrohet për 7 muaj, derisa gjykata bën ndarjen finale. Por kur e regjistrojnë, djalit të vogël i japin atësinë e ish bashkëshortit të Valbonës. Vec të tjerash, tani Valbona duhet të pajiset me prokurë, që të mund të lëvizë me fëmijën, gjë, që ish-bashkëshorti nuk ia bën. Ne ishim pranë gjendjes civile në Njësinë Bradashesh, ku punonjesja na tha, që veprimet janë bërë konform kodit të familjes, pasi fëmija ka ardhur në jetë në një kohë, që nuk ka qenë finalizuar procesi i divorcit. Për të bërë ndryshimet, zonja duhet t’i drejtohet gjykatës dhe të provojë atësinë. Avokatja Eda Grimci dhe Klaudi Zholi tregojnë, se kodi i familjes duhet ndryshuar.

Skuterat elektrikë janë kthyer në problem për qarkullimin, duke u bërë shpesh burim aksidentesh. Ne kemi dalë në rrugë dhe kemi pyetur përdoruesit e këtyre mjeteve, nëse i njohin rregullat e qarkullimit. Shumica e tyre, në moshë të vogël, apo fare të re, nuk i njohin shenjat e tabelave dhe tejkalojnë edhe shpejtësinë e lejuar.

Jemi në Tiranë me qytetarin Ilir Plaku, i cili ka udhëtuar nga Kucova për një problem, që nuk po e zgjidh dot. Iliri Ka dy vjet që nuk merr dot këpucët ortopedike, që i takojnë. Me lot në sy, ai tregon, që këpucët e vecanta i ka jetike, por i thonë, se nuk ka bazë materiale dhe mjeshtri, që i bën në mënyrë artizanale, ka dalë në pension.Ne e takuam mjeshtrin dhe ai tha, se ndonëse me vështirësi, do t’ia bëjë Ilirit një palë këpucë dhe ky i fundit do të paguajë vetëm koston, 40-50 mijë lekë të vjetra.Problemi i vërtetë në këtë qendër, është mungesa e specialistëve, pasi dy mjeshtrat kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka se kush t’i zëvendësojë.

Të Fundit